Aktualitet

VIDEO-Kapen me 72 kg marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë në Athinë (EMRAT)

Hetimet e policisë zbuluan se ai i shiste ato për llogari të 25 vjecarit nga Patosi, Jonus Deliu. 

f.t
VIDEO-Kapen me 72 kg marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë në
marjuana e sekuestruar

GREQI- Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi të madhe droge. Rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, policia greke ka ndaluar në zonën e “Zografo” në Athinë, 38 vjecarin Majkëll Muça, nga Tepelena, raporton Protothema. 

Atij i janë gjetur 150 pako që përmbanin 15 kg 230 gram hashash çokollatë. Hetimet e policisë zbuluan se ai i shiste ato për llogari të 25 vjecarit nga Patosi, Jonus Deliu. Menjëherë është ushtruar kontroll në një banesë në rrugën “Alekou Panagouli” nr.17 në “Zografo” ku banonin dy shqiptarët.

Brenda banesës janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako me 7 kg 30 gram hashash çokollatë, 63 pako me 65 kg 387 gram marijuanë, 4 celularë dhe 200 euro. Është sekuestruar nga policia edhe 1 peshore elektronike. Në pranga është arritur të vendoset edhe 25 vjecari Deliu./ZËRI

Poll

MOS HUMB