Aktualitet

Qytetet e tjera 'digjen' nga vapa, Elbasani përmbytet nga shiu dhe stuhia

Situata ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar.

E.K
Qytetet e tjera 'digjen' nga vapa, Elbasani përmbytet nga shiu
Pamje nga pasojat e stuhisë

ELBASAN- Ndërkohë që pjesa tjetër e vendit përballet me temperaturat e larta dhe vapën ekstreme, krejt e kundërta është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Qyteti u përfshi nga një stuhi ere dhe shiu, ku për pasojë u shkulën disa pemë dhe u dëmtuan disa biznese. Situata ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar.

Qytetet e tjera 'digjen' nga vapa, Elbasani përmbytet nga shiu
Pamje nga pasojat e stuhisë
Qytetet e tjera 'digjen' nga vapa, Elbasani përmbytet nga shiu
Pamje nga pasojat e stuhisë
Qytetet e tjera 'digjen' nga vapa, Elbasani përmbytet nga shiu
Pamje nga pasojat e stuhisë

Bashkia e Elbasanit ka bërë me dije se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq, shkruan BW. Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore./ZËRI

Poll

MOS HUMB