Aktualitet

Vdes në aksident shqiptari në Itali, pronari: Kuzhinieri më i mirë

Kuzhinieri shqiptar Andon Kumria ka vdekur pas një aksidenti automobilistik. Pronari i tij tha se Kumria ishte djalë shembullor.

D.XH
Vdes në aksident shqiptari në Itali, pronari: Kuzhinieri më i
Andon Kumria dhe pronari i restorantit

ITALI – Emigranti shqiptar Andon Kumria humbi jetën në një aksident automobilistik, ditën e enjte, 21 dhjetor në spitalin ‘Papa Giovanni’ të Bergamos. Edhe pse mjekët thanë se i kanë dhënë ndihmën e parë Kumries, i riu nuk mbijetoi dot. Aksidenti ndodhi në orët e para të datës 21 dhjetor dhe në të janë përfshirë dhe 3 persona të tjerë. Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën edhe ambulancat, si dhe grupi hetimor.

Vdes në aksident shqiptari në Itali, pronari: Kuzhinieri më i
Andon Kumria

Mediat italiane shkruajnë se Kumria kishte disa vite që punonte dhe jetonte në Bergamo dhe ushtronte profesionin e kuzhinierit. Vdekja e tij e parakohshme ka qenë një lajm i kobshëm për familjarët, por edhe kolegët, në restorantin ku punonte. Lamtumira e fundit i është dhënë ditën e sotme, 23 dhjetor.

Vdes në aksident shqiptari në Itali, pronari: Kuzhinieri më i
Aksidenti ku humbi jeten Andon Kumria

Për vdekjen e tij foli edhe pronari i restorantit, ku i riu shqiptar punonte. Pronari tha mes lotësh se Andon Kumria ishte krahu i tij i djathtë, se ishte një kuzhinier tepër i mirë dhe një djalë shembullor. “Andoni ishte krahu im i djathtë. Ishte kuzhinieri më i mirë në 20 vite biznes, që unë kam ngritur. Ishte djalë shumë i mirë, plot jetë dhe i përkushtuar në punë. Ai ishte shumë i pasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. I besova kaq shumë, sa i shita një pjesë të aksioneve nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, që të shkonte në SHBA. Ne së bashku kishim menduar të ikim në Shtetet e Bashkuara. Ai do mbetet përgjithmonë i gdhehur në zemrën time”, tha pronari.

Ende nuk dihet shkaku zyrtar i aksidentit, ndërsa dyshimet e para janë se Kumria ka humbur kontrollin e mjetit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB