Aktualitet

EMRI/ Trafikoi drogë në vendet e Ballkanit, ekstradohet 60-vjeçari

Albert Shkëmbi u ekstradua nga SHBA. Ai është dënuar 12 vite burg për trafikim kanabisi në sasi të mëdha në vendet ballkanike.

D.XH
EMRI/ Trafikoi drogë në vendet e Ballkanit, ekstradohet
Albert Shkembi

TIRANË – Policia e Shtetit bën me dije se ka ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë një 60-vjeçar, dënuar nga gjykata me 12 vite burg, për trafikim të mëdha të kokainës e kanabisit në vendet e Ballkanit.

I ekstraduari është Albert Shkëmbi, që ka qenë organizatori i trafikut të drogës në vende ballkanike. “Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së”, lajmëron policia.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion i suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO)/Zyra e Hetimeve kriminale (OCIU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. 

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.  

Në vijim të operacioneve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, 60 vjeç. 

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së./ZËRI/

Poll

MOS HUMB