Aktualitet

Vdekja e Ismail Kadaresë, Qeveria shpall 2 dhe 3 korrikun ditë zie në nderim të tij

Po ashtu, në njoftimin zyrtar lajmërohet se të mërkurën do të ketë homazhe publike dhe ceremoni shtetërore për nder të tij tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

k.m.
Vdekja e Ismail Kadaresë, Qeveria shpall 2 dhe 3 korrikun ditë zie
Ismail Kadare

TIRANË-  Këshilli i Ministrave ka miratuar dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotme. Data 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare, në nder të shkrimtarit më të madh që ka njohur historia e Shqipërisë. Po ashtu, në njoftimin zyrtar lajmërohet se të mërkurën do të ketë homazhe publike dhe ceremoni shtetërore për nder të tij tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

Poll

MOS HUMB