Aktualitet

Mbushën Krujën me kanabis, 100 vite burg për 11 të pandehur, 1 shpallet i pafajshëm

Ndërkohë një person është shpallur i pafajshëm. Bëhet fjalë për Vait Selman Takan. 

E.K
Mbushën Krujën me kanabis, 100 vite burg për 11 të pandehur,
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dhënë këtë të hënë dënimet për 12 personat e akuzuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Drejtuesi i grupit kriminal, referuar vendimit është Bujar Sefa, është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Lavdërim Alimani u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ata, në bashkëpunim me 10 të pandehurit e tjerë, u arrestuan dhe gjykuan për kultivimin e kanabisit në fshatrat e Krujës. Ndërkohë një person është shpallur i pafajshëm. Bëhet fjalë për Vait Selman Takan. 

Denimet:

Bujar Sefa u dënua me 15 vite burg
Lavdërim Alimani u dënua me 12 vite burg
Skënder Velja u dënua me 13 vite burg
Agron Asllanaj u dënua me 10 vite burg
Armand Dervishi u dënua me 10 vite burg
Asim Pulaci u dënua me 10 vite burg
Edison Xaka u dënua me 10 vite burg
Xhemal Zogu u dënua me 10 vite burg
Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vite burg

NJOFTIMI I GJKKO: 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 42, datë 01.07.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Halim Velja, dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Skënder Halim Velja, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Skënder Halim Velja, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për kryerjen e veprës penale të për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Agron Rap Asllanaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Rap Asllanaj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Agron Rap Asllanaj, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Saba Hasan Shehi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Saba Hasan Shehi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Saba Hasan Shehi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Vait Selman Taka për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penale urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Vait Selman Taka me vendimin Nr. 47 datë 23.05.2023 Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Vait Selman Taka, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Ilir Xaka, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Ilir Xaka, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Edison Ilir Xaka, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet
Vuajta e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ahmet Hasan Pulaci, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në lidhje me provat materiale.******
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtor në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB