Aktualitet

VD- Autori me kapuç dhe kapele në kokë! Momenti kur i vë flakën makinës së drejtoreshës së Tatimeve

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën që Shiko mban në bashkinë e Vlorës

E.K
VD- Autori me kapuç dhe kapele në kokë! Momenti kur i vë
Momenti i djegies se makines

VLORË- Kanë dalë pamjet e momentit të vendosjes së flakës në makinën e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet autori i cili spërkat fillimisht me lëndë djegëse mjetin, dhe më pas largohet teksa i vë flakën. Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin e zjarrvënies.

Burime bëjnë me dije se mjeti tip 'Volkswagen' me targa AA444SV, ka qenë në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota.

Babai i saj duke folur për mediat, është shprehur se ngjarja është e qëllimshme, dhe lidhet me detyrën e saj në bashki.

“Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki”, tha Muhamet Çota.

Mësohet se drejtoresha ka kërkuar urdhër mbrojtje, pa bërë me dije emrat e personave me të cilët mund të ketë pasur konflikte.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB