Aktualitet

Vazhdon problemi i vjetër, radhë e gjatë mjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri

Për pasojë, qytetarëve u është dashur që të presin për më shumë se 20 minuta për të kaluar. 

a.l
Vazhdon problemi i vjetër, radhë e gjatë mjetesh në kufirin
Foto ilustruese

KOSOVË- Pasditen e sotme ka patur një fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë. Për pasojë, qytetarëve u është dashur që të presin për më shumë se 20 minuta për të kaluar. 

Radhët e gjata të mjeteve dhe ky fluks i lartë ishte nga Shqipëria drejt Kosovës ndërsa nga Kosova drejt Shqipërisë kishte me pak automjete e qytetarë. 

Jo vetëm në raste festash. Qytetarët përballen pothuajse çdo prag fundjave me një problem të tillë. Kamionë dhe mjete të vogla udhëtimit të mbushura me njerëz mbeten të bllokuara për orë të tëra në kufi./ZËRI

Poll

MOS HUMB