
TIRANË- Miku i Princ Lekës tregoi bisedën që pati me të pas konfliktit fizik që pretendohet se ka ndodhur mes tij dhe babait të ish-bashkëshortes Elia Zaharia, si dhe me të po ashtu. Andi Llabuti u shpreh se kur e ka telefonuar pas ngjarjes, i ka thënë se ndodhet në spital dhe po merr trajtim pasi ka lëndime në trup.
“Fola më të dhe më tha që ‘jam në spital dhe po marr trajtim se kam dëmtime të rënda në trup dhe te këmbët’. Mesa duket goditjen kanë qenë të forta, ose të lehta me atë objektin e fortë, dhe e ka bërë për spital Princ Lekën…”, tha ai në “Breaking” në Top News.
Kur u pyet nëse mund të shmangej ky konflikt, ai u shpreh se Elia mund të jetë ndikuar dhe nxitur nga prindërit.
“Mendoj se nga ana e Princit mbase po. Por edhe Elia mund të jetë ndikuar, mund të ketë ndonjë ndikim të jashtë, dmth jashtë çiftit. Mund të jetë nxitur, nxitje prindërore. Por nëse do të hidhnin sytë nga e vogla e tyre, mund të shmangnin çdo gjë”, shprehet miku i tij.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra. /ZËRI