Aktualitet

Kokainë dhe armë/ Arrestohen 7 shqiptarë në Belgjikë, droga shpërndahej me skuter

Shqiptarët akuzohen si pjesë e një grupi të përfshirë në trafik kokaine.

f.t
Kokainë dhe armë/ Arrestohen 7 shqiptarë në Belgjikë,
foto ilustruese

BELGJIKË-Shtatë shqiptarë, të moshës 28 deri në 45 vjeç, janë arrestuar nga policia belge, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të përfshirë në trafik kokaine.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe armë zjarri, pasaporta false, kokainë, pilula ekstazi dhe 38.100 euro cash, raportojnë mediat e huaja.

Ata përdornin skutera për të shpërndarë drogën te klientët. Autoritetet pas një kohe të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, urdhëroi një seri kontrollesh në Antwerp, Berchem, Borgerhout dhe Deurne dy ditë më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB