Aktualitet

Vazhdon operacioni i SPAK, arrestohet në Itali, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka

Sipas dosjes së SPAK, e koduar me emrin "Revanshi", Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike.

k.m.
Vazhdon operacioni i SPAK, arrestohet në Itali, dhëndri i
Foto ilustruese

TIRANË- Vazhdon aksioni i nisur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Arrestohet në Itali dhëndri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, Ilia Ndoka. Arrestimi i tij vjen pasi ndaj Ndokës janë ngritur disa akuza: "pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale"; "Grupi i strukturuar kriminaI" dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale".

Sipas dosjes së SPAK, e koduar me emrin "Revanshi", Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike. Në dosje është dokumentuar fakti që i arrestuari është personi përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu, Ndoka del edhe si personi që fitimet nga shitja e drogës i dërgon në Shqipëri, ndërsa një pjesë tjetër e investonte në biznese të ligjshme në Itali.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB