Aktualitet

RASTI I DYTË BRENDA JAVËS/ Merret PENG 15-vjeçari në Durrës

Pengu ishte një 15-vjeçar nga Durrësi, i cili është futur me forcë në një makinë nga 4 persona. Të 4 pengmarrësit janë identifikuar, 2 kanë përfunduar në pranga, ndërsa 2 po procedohen penalisht.

k.m.
RASTI I DYTË BRENDA JAVËS/ Merret PENG 15-vjeçari në
Pamje nga aksioni

DURRËS- Një tjetër pengmarrje ka ndodhur në vendin tonë, kësaj herë ngjarja ka ndodhur në Durrës. Pengu ishte një 15-vjeçar nga Durrësi, i cili është futur me forcë në një makinë nga 4 persona. Të 4 pengmarrësit janë identifikuar, 2 kanë përfunduar në pranga, ndërsa 2 po procedohen penalisht. Në njoftimin e Policisë, bëhet me dije se pengmarrja ka ndodhur për motive të dobëta dhe lirimi i tij nga pengmarrësit është bërë vetëm me ndërhyrjen e uniformave blu. Kjo është ngjarja e dytë e pengmarrjes këtë javë, pasi të hënën, u fut me forcë në një makinë dhe u dhunua edhe një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Tiranë për shkak të një konflikti për disa para të padorëzuara.

NJOFTIMI I POLICISË:


Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB