Aktualitet

Vrau tre kushërinjtë në '93-shin/ Ekstradohet shqiptari i shumëkërkuar, në Itali jetonte si boshnjak

54-vjeçari nga Lezha ishte shpallur në kërkim pasi kishte ekzekutuar me armë zjarri tre kushërinj në Torovicë të Lezhës, e sot është ekstraduar nga Italia. 

k.m.
Vrau tre kushërinjtë në '93-shin/ Ekstradohet shqiptari i
Bardh Lula

TIRANË- I kërkuar prej vitit 1993, tani Bardh Lula do të vuajë dënimin me burg përjetë në Shqipëri. 54-vjeçari nga Lezha ishte shpallur në kërkim pasi kishte ekzekutuar me armë zjarri tre kushërinj në Torovicë të Lezhës, e sot është ekstraduar nga Italia. Ngjarja e asaj kohe ndodhi për konflikte pronësie, e për ngjarjen në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm. Por Lula iu fsheh drejtësisë duket u hequr si shtetas boshnjak me emrin Bardhyl Luli.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë, ekstradohet 54-vjeçari. Lokalizimi i këtij shtetasi, rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false. 54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB