Aktualitet

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të Benard Palajt

F.I
Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë
Valdrin Pjetri

TIRANË- Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër. Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

 

 

Poll

MOS HUMB