
VLORË- Policia e Vlorës ka bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme. 22-vjeçari Gëzim Sinomati u qëllua me plumb në kokë nga një snajper, ndërsa Policia ka nisur kontrollin për autorët. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, pasi mendohet se autori është larguar në këmbë nga zona ku ka ndodhur vrasja e të riut.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë./ZËRI