
Nardi Idrizi
GREQI- Nardi Idrizi, shqiptari që u vetëdorëzua në duart e autoriteteve greke pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave në vitin 2023, është dënuar me 32 vite burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Athinës që gjykoi sulmin ndaj tre të rinjve nga Kreta në dhjetor 2023.
Idrizi u përlesh me tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër dhe më pas hapi zjarr ndaj tyre. Të tre i mbijetuan sulmit, ndërsa 38-vjeçari u shpall në kërkim. Mediat greke shkruanin vazhdimisht për Idrizin deri në mars të këtij viti, kur ai u vetëdorëzua.
Me gjykim të shkurtuar Idrizi do të duhet të vuajë të paktën 20 vite burg.
Poll