Aktualitet

Konflikti nisi në 2021! Arrestohet 30-vjeçari, qëlloi me armë banesën e vëllezërve Allmeta

30-vjeçari në bashkëpunim me 28-vjeçarin Luan Lame, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 vëllezërve në Domje.

F.I
Konflikti nisi në 2021! Arrestohet 30-vjeçari, qëlloi me
ARRESTIMI

TIRANË-Adriatik Cena 30-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim armësh dhe kanosje. Cena ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve, Erjon dhe Blerim Allmeta, ngjarje e ndodhur në tetor 2023. 

30-vjeçari në bashkëpunim me 28-vjeçarin Luan Lame, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 vëllezërve në Domje.

Përplasja e parë mes tyre ka ndodhur nëvitin 2021. Dy vëllezërit Allmeta kanë qenë shokë me Luan Lamajn, por një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. 2 vite më parë, më datë 17 shtator 2021, për shkak të një konflikti mes tyre, me armë zjarri u plagos i riu me inicialet R.S. Ndërsa në kërkim u shpallën: Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB