Aktualitet

Sherr masiv në Lezhë/ 20-vjeçari goditet me sende të forta, merr shokët dhe përplas me makinë një nga autorët

Policia bënë me dije se ka arrestuar 2 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

F.I
Sherr masiv në Lezhë/ 20-vjeçari goditet me sende të
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Një sherr masiv mes të rinjve u raportua mesditën e djeshme në Lezhë. Ngjarja ndodhi më 11 prill, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, ku Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta Redian Margjonaj. Konflikti nuk u mbyll me kaq, ku Margjonaj bashkë me tre shokët e tij, në kundërpërgjigje kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Si pasojë e goditjeve Gjini ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës dhe u dërgua për mjekim në spital. Policia bënë me dije se ka arrestuar 2 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Në pranga është vënë Fatjon Gjini, 34 vjeç për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim", “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër, ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.

Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

* F. Gj., 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
* E. N., 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB