Aktualitet

U qëllua me plumb në kokë nga i vëllai, vdes te Trauma Haziz Musai

Policia po merr në pyetje familjarët e dy vëllezërve për të hedhur dritë mbi ngjarjen

E.K
U qëllua me plumb në kokë nga i vëllai, vdes te Trauma Haziz
Nazif Musai

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë Haziz Musai, i cili u qëllua me plumb në kokë nga vëllai i tij, mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ngjarja ndodhi pas një sherri që ata kanë pasur për pronën. Nazif Musai, autori i vrasjes, gjithashtu mbeti i plagosur si pasojë se vëllai (viktima) e qëlloi me sëpatë. Autori i vrasjes ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore.

Fillimisht Hazis Musaj ka goditur me sëpatë e më pas vëllai tjetër, Nazifi i është përgjigjur me armë tip pistoletë. Nazif Musaj ka deklaruar se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, tha 77-vjeçari.

Ndërkohë policia po merr në pyetje familjarët për të zbardhur ngjarjen e rëndë që çoi në një viktimë, dhe një të plagosur.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB