
TIRANË- Princi Leka II është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Pasi është dhënuar me sende të forta, Princi ka shkuar dhe ka bërë denoncim në Policinë e Shtetit, duke akuzuar vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia për dhunë fizike.
Gjergji ka pasur postin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit tek gjimnazi "Qemal Stafa", ndërsa për publikun e gjerë si ish-bashkëshorti i aktores së njohur shqiptare, Yllka Mujo.
Por vjet u bë pjesë edhe e shtëpisë më të famshme në vend, asaj të "Big Brother VIP 2", duke i bërë një surprizë djalit të tij, aktorit Amos Zaharia. Madje këtij të fundit i tërhoqi vëmendjen për batutat e përdorura gjatë spektaklit.
“Ti nuk vret dot një mizë, na trego ne barcaleta horror. Ke shumë të fala nga mami, nga motra,”-ishte këshilla që ai i dha djalit, por që duket nuk e ka mbajtur dot për vete. Sipas rrëfimit të Princit, Gjergji e ka ofenduar verbalisht dhe më pas, e ka qëlluar me shkelma dhe madje i ka hedhur edhe një statujë, duke e lënduar. Denoncimi është bërë në Polici, por nuk dihet nëse ka nisur puna për shoqërimin e të moshaurit dhe vajzës së tij, aktores së njohur Elia Zaharia./ZËRI