Aktualitet

U përplasën mjetet ‘kokë më kokë’/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar vdes në vend pas aksidentit

Për 19-vjeçarin, mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të vërtetonin vdekjen e tij.

k.m.
U përplasën mjetet ‘kokë më kokë’/ E
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lajdi Malaj, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë një aksidenti automobilistik në Bari të Italisë. Një tjetër person, 44-vjeçari Filippo Nettis ndërroi jetë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë dy ekipe zjarrfikëse, të cilat me gërshërë hidraulike nxorrën nga makina 44-vjeçarin, i cili u transportua menjëherë në spital, por më kot.

Ndërsa për 19-vjeçarin, mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të vërtetonin vdekjen e tij.

Aksidenti ndodhi gjatë mesnatës në provincën e Barit. Sipas mediave italiane, tre mjete u përplasën dhe viktimë mbetën drejtuesit e dy mjeteve, ndërsa shoferi i makinës së tretë shpëtoi pa dëme.

Shkak për aksidentin dyshohet se jetë shpërqendrimi i shoferit ose shpejtësia e tepërt që ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit. Megjithatë grupi hetimor do të zbulojë shkakun e vërtetë të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB