Aktualitet

U mor peng për 24 mijë paund, lirohet i riu shqiptar në Francë

Lirimi i tij vjen pas disa ditësh negociatash dhe ndërhyrjes së autoriteteve franceze.

M.M
U mor peng për 24 mijë paund, lirohet i riu shqiptar në
foto ilustruese

FRANCË- Një 25-vjeçar nga Kukësi, i cili ishte marrë peng në Francë për një shumë prej 24 mijë paundësh, është liruar mbrëmjen e së mërkurës, më 11 shtator. Lirimi i tij vjen pas disa ditësh negociatash dhe ndërhyrjes së autoriteteve franceze. Ndërkohë, autoritetet shqiptare janë në pritje të një komunikimi zyrtar me Interpol Lion në Francë për të konfirmuar lirimin dhe për të ndjekur hetimet që janë në vijim.

Policia arrestoi dy persona në qytetin e Kukësit pasi ndihmuan një 25-vjeçar të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin nga Kukësi drejt Francës, me destinacion final Britaninë e Madhe./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB