
SPANJË- Dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije kanë rënë në prengat e Policisë së Spanjës këtë të hënë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Raportohet se ata e mbillnin drogën në ambiente të mbyllura, në Alhaurin el Grande. Bashkë me dy shqiptarët në pranga ka rënë dhe një grek. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kg sythe marijuane, të paketuar dhe gati për shitje.
Në “shtëpinë e barit”, ku ishte kultivuar dhe rritej bima narkotike, Policia gjeti një instalim të madh elektrik dhe të sofistikuar të lidhur ilegalisht, ku vetëm llambat e përdorura vlerësohen rreth 20 mijë euro. Deri në përfundimin e hetimeve, shqiptarët u lanë në masën e sigurisë “Arrest me burg”./ZËRI