Aktualitet

U kapën me kokainë, dënohen me 19 vite burg në total 3 shqiptarët në Itali

Autoritetet sekuestruan 6 kilogramë kokaine si dhe lëndë të tjera narkotike.

I.F
U kapën me kokainë, dënohen me 19 vite burg në total 3
Droga e sekuestruar

MONZA- Tre shqiptarë dhe një italian janë dënuar me burg nga autoritet italiane, pasi akuzohen për trafik droge dhe ndërtimin e një laboratori kokaine. Sipas mediave fqinje, të akuzuarit u arrestuan më shtator të vitit 2024, pasi ata u spikatën nga kamerat e sigurisë të vendosura në lagje. Mësohet se gjatë operacionit, u zbulua një depo e madhe me lëndë narkotike, ku ra në pranga italiani Michele V., 58-vjeçar nga Muggio, si dhe 3 shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Autoritetet sekuestruan 6 kilogramë kokaine si dhe lëndë të tjera narkotike. Gjykata e Monzës dënoi me 5 vite heqje lirie italianin dhe dy nga shqiptarët, ndërsa me 4 vite tjetrin, në total ata u dënuan me 19 vite burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB