
GREQI- Nga Divjaka në Greqi, kështu ishte ndërtuar jeta e 39-vjeçarit nga Shqipëria, Armiol Rrasa, i njohur si “Ari”. I riu shqiptar u arrestua të premten në Athinë bashkë me partneren e tij pasi në makinë kishin një armë zjarri dhe 2 kallëpe tritoli. Se për kë ishin këto "porosi" ende nuk është zbuluar.
Rrasa mund të ketë lidhje me grupe kriminale gjobëvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme. Arma dhe eksplozivi atij iu gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa udhëtonte me 33-vjeçaren Daniela Luari me një fuoristradë “ëolsvagen” të blerë me leasing.
Aktualisht mediat greke janë fokusuar në precedentët penalë të shqiptarit, sidomos për kohën e shpejtë që ai është liruar nga çdo arrestim.
39-vjeçari shqiptar Armiol Rrasa, i arrestuar 12 herë, madje herën e fundit ishte akuzuar për përdhunimin e një të miture. Por sërish ia ka dalë që të dalë nga qelia. Vetëm një muaj më pas është arrestuar sërish, kësaj here për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas mediave greke, Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri, por ende nuk ka të dhëna se për çfarë veprash penale ka përfunduar në prangat e uniformave blu./ZËRI