
BRITANI E MADHE- Sajmir Hoxha, 33 vjeç nga Shqipëria është dënuar me 15 muaj burg nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar në një ‘shtëpi bari’ brenda të cilës u gjetën 70 mijë paund. Ai tentoi të arratsej në momentin që policia i trokiti në derë, por pa sukses. Shqiptari u vu në pranga dhe pas bastisjes u gjetën 70 bimë narkotike dhe 100 llamba. Oficerët vunë re gjithashtu 'kabllo të rrezikshme' që po përdoreshin për të furnizuar në mënyrë të paligjshme rritjen e kanabisit.
Policia bastisi strofkën e drogës pas raportimeve për një rritje të mundshme të kanabisit brenda një ndërtese në Princess Road, Hartshill, Stoke-on-Trent, nëntorin e kaluar.
Hoxha pranoi se prodhonte kanabis dhe u burgos për 15 muaj kur u paraqit në Stoke-on-Trent Croën Court të mërkurën, më 6 mars.
Rreshteri Chris Gifford, nga ekipi i policisë lokale të Stoke-on-Trent North, tha: Kjo tregon llojin e rezultateve që mund të marrim nga veprimet pas shqetësimeve të komunitetit dhe trajtimit të çështjeve në mënyrë sa më proaktive.
"Kultivimi i drogës shpesh drejtohet nga rrjete të sofistikuara kriminale që shfrytëzojnë njerëzit e cenueshëm për përfitime. Ne duam ta bëjmë të qartë se nuk do ta tolerojmë atë dhe do të ndjekim përgjegjësit në të gjithë Staffordshire dhe do të veprojmë në bazë të shqetësimeve të komuniteteve tona,”- shtoi ai.
Çdo bimë kanabisi mendohet të ketë një vlerë të përllogaritur në treg prej 1000 £.