
ITALI- Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë janë bilanci nga të shtënat që ndodhën pak para orës 19:00 në qendrën Via Aldo Moro në Frosinone, Itali.
Mediat italiane shkruajnë se nga një rindërtim fillestar i skenës duket se një grup klientësh me origjinë shqiptare ishin ulur në lokal dhe u janë afruar disa persona, vetëm njëri ka nxjerrë papritur armën pas një shkëmbimi të nxehtë me fjalë, ka qëlluar në drejtim të grupit, duke i qëlluar të katërt. Njëri prej tyre ka mbetur i palëvizur në tokë, tre të tjerët kanë tentuar të fshihen, ndërsa dy sulmuesit kanë ikur në këmbë, duke braktisur makinën me të cilën kishin mbërritur në vendngjarje.
Brenda pak minutash ka shpërthyer rrëmuja përgjatë pedonales qendrore me qytetarë dhe kalimtarë që nisën të vraponin e kërkonin strehim në dyqane dhe aktivitete tregtare.
Me mbërritjen e mjekëve u konkludua se një nga shqiptarët kishte ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët u transferuan me kodin e kuq në dhomën e urgjencës të spitalit Fabrizio Spaziani Frosinone. Njëri është në sallën e operacionit, i goditur në gjoks dhe në këmbë. Ai humbi jetën më vonë, duke e rënduar bilancin.
Ende nuk janë zbardhur identitetet e shqiptarëve, ndërsa sulmuesit dyshohet se janë marokenë.