
foto ilustruese
ITALI- Gjykata italiane ka vendosur dënimin me 6 vite burg për Gentian Subashin, një prej dt shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni të karabinierëve për të luftuar trafikun e drogës. Mediat italiane shkruajnë se bashku me një kushëririn e tij, Subashi ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysëm kokainë.
Droga ishte e ndarë në 79 mijë doza. Subashi u arrestua së bashku me kushëririn e tij, por procesi i gjykimit për këtë të fundit ka qenë ndryshe. Shqiptarët u kapën në zonën Latina prej karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa./ZËRI
Poll