
MALËSIA E MADHE-Pas shpërthimit të 24 majit që ndodhi te parkingu ku ndodhet reklama e hotelit të kreut të të PD, Ferdi Sterkaj, një tjetër shpërthim përfshiu shtëpinë private të shtetasit Gjovalin Shtjefni, biznesmen i njohur në Shkodër në fushën e fasonerisë prej shumë vitesh. Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta, pasi shpërthimit pranë hotelit të Sterkaj.
Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta pasi shpërtheu te reklama e hotelit të Sterkaj. Kamerat e sigurisë në të dy këto vende ku ndodhën dy shpërthimet e njëpasnjëshme mungojnë për të ndihmuar policinë vendore të Shkodrës dhe komisariatin e Malësisë së Madhe për identifikimin e autorëve. Përgjatë pedonales së Razmës shihen dy makina në lëvizje dhe dyshohet se në njërën prej tyre ndodheshin autorët që hodhën tritolin.
Deri më tani grupi hetimor nuk ka arritur që të zbulojë autorët e dyshuar. Policia po heton çdo pistë të mundshme rreth këtyre dy shpërthimeve të njëpasnjëshme një ditë më parë në Razëm ndërsa deri më tani është i paqartë shkaku i këtyre ngjarjeve./ZËRI