Aktualitet

U infektua me Ethet e Nilit, 63-vjeçari: E mora vesh në Greqi, ata lajmëruan Shqipërinë

Autoritetet në Greqi njoftuan në pas ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

F.m
U infektua me Ethet e Nilit, 63-vjeçari: E mora vesh në Greqi, ata
Skënder Delilaj

TIRANË- Skënder Delilaj, 63-vjeçari i infektuar me Ethet e Nilit ka rrëfyer se gjithçka e ka zbuluar pasi ka shkuar në Greqi. Në një prononcim për TOP Channel, Delilaj shprehet se në vendin fqinj i është nënshtruar një mjekimi të specializuar, pasi prej ditësh nuk i ulej temperatura. Fillimisht 63-vjecari shqiptar u dyshua se ishte i sëmurë nga konsumimi i bulmetit, por pas një analizë të bërë nga palca e pacientit u konfirmua që ishte i infektuar nga pickimi i mushkonjës dhe infektimi kishte ndodhur në periudhën që 63-vjeçari ishte në Shqipëri. Autoritetet në Greqi njoftuan në pas ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

“Ka që të shtunën, më dhimbte koka. Të dielën pasdite pastaj më dha një dhimbje koke të madhe dhe me temperaturë deri në 40. Shkova në spital në Greqi atje më shtruan, e zbuluan pas tre ditësh. Rashë si në koma,”- shprehet ai.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky virus ka ardhur dhe në Shqipëri. Autoritetet kanë raportuar se deri më tani kemi pasur 3 humbje jete dhe të paktën 17 të infektuar.

Poll

MOS HUMB