Aktualitet

Nuk ndalen telashet për Adriana Kalajën, kapet në flagrancë nga IMT

Bëhet fjalë për vendosjen e një tende në shtëpinë e saj në zonën e Kodrës së Diellit, për të cilën siç duket, nuk ka marrë leje.

F.m
Nuk ndalen telashet për Adriana Kalajën, kapet në flagrancë
Tenda

TIRANË- Avokates Adriana Kalaja që është edhe Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, nuk po i ndahen telashet me drejtësinë. Pas nisjes së hetimeve pas deklaratës që bëri lidhur me kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se i ka ‘vënë armën në kokë’, Kalaja është kapur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Bëhet fjalë për vendosjen e një tende në shtëpinë e saj në zonën e Kodrës së Diellit, për të cilën siç duket, nuk ka marrë leje.

“Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”,”- thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.

Siç edhe e parashikon procedura ligjore, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës ka nisur hetimin për ndërtim pa leje, ndërsa Kalaja është gjobitur për shkelje.  

Poll

MOS HUMB