
Foto Ilustruese
BERAT- Një zjarr masiv ka përfshirë plantacionet me ullinj në fshatin Sinjë. Më konkretisht bëhet fjalë për zonën e Shpiragut. Mësohet se një ekip zjarrfikësisht janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar zjarrin. Të favorizuara nga era e fortë në zonë, flakët po përhapen dhe shurja e tyre po bëhet më e vështirë.
Pak ditë më parë, një vatër zjarri u aktivizua në të njëjtin vend dhe shkrumboi të paktën 1.7ha ullishte dhe qershi. Gjithashtu u dogjën rreth 40 rrënjë ullinj dhe hektarë të shumtë me shkurre.
Poll