
BRITANI E MADHE- Detektivët britanikë kanë publikuar një imazh elektronik të një burri që nuk kanë mundur ta identifikojnë 5 muaj pasi ai vdiq në Londrën perëndimore. Mjekët e urgjencës e gjetën burrin, që besohet të jetë shqiptar, në Sixth Avenue, Queen's Park, në orën 02:40 BST më 6 tetor. Sipas BBC, ai u dërgua menjëherë në spital ku vdiq 10 ditë më vonë.
Por deri më sot nuk dihet identiteti i tij, ndaj edhe dedektivët britanikë kanë krijuar një imazh të shqiptarit duke përdorur Inteligjencën Artificiale, madje i kanë nxjerrë edhe një tatuazh, që ka në krahun e tij të majtë.
Policia tha se burri kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, e cila besohet se është shqip. Por deri më tani, askush nuk e ka njohur./ZËRI