Aktualitet

U ekzekutua nga dritarja e banesës teksa flinte, ky është 68-vjeçari që u gjet i vdekur nga vajza e tij

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima po kalonte muajt e verës.

I.F
U ekzekutua nga dritarja e banesës teksa flinte, ky është
Frederik Radi

MIRDITË- Ditën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë kriminale u raportua në Mirditë. Frederik Radi u gjet i vrarë nga vajza e tij. 68-vjeçari në foto raportohet se është qëlluar me armë nga dritarja e banesës së tij teksa po flinte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima po kalonte muajt e verës. Ishte familja që ngriti alarmin për zhduken e tij pasi nuk kishin komunikuar me të prej dy ditësh.

U ekzekutua nga dritarja e banesës teksa flinte, ky është

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB