Aktualitet

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg 'Bebin'

52-vjeçari dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës.

f.t
U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg
Fraklin Xhelaj

FIER-Fraklin Xhelaj, i njohur me pseudonimin “Bebi” është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Apeli i GJKKO ka marrë sot vendimin për 52-vjeçarin, fierakun i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca.

Xhelaj dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës. Ai akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

NJOFTIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fraklin Xhelaj, 52-vjeç është ekstraduar nga Franca një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal, në trafikun e lëndëve narkotike. Ai njihej me nofkën Bebi, ndërkohë që dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB