
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJË- Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi Lushnjën këtë të premte. Raportohet se shkak për shpërthimin në fabrikë të jetë bërë një vinç, i cili ka prekur telat e tensionit të lartë. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Një prej të cilëve deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencat. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës./ZËRI
Poll