Aktualitet

VIDEO/ Sherr mes 5 taksistëve në Vlorë, 2 përfundojnë në spital

Përplasja mes tyre ka nisur fillimisht verbalisht për të marrë pasagjerë, por më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike.

k.m.
VIDEO/ Sherr mes 5 taksistëve në Vlorë, 2 përfundojnë
Foto ilustruese

VLORË- Një sherr me grushta dhe me mjete të forta ka ndodhur mes taksistëve në qytetin e Vlorës. Përplasja mes tyre ka nisur fillimisht verbalisht për të marrë pasagjerë, por më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike. Si pasojë, nga 5 taksistë të përfshirë në sherr, 2 kanë përfunduar me lëndime në spital. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB