Aktualitet

Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi seksualisht, shqiptarja dënohet me 8 vite

Gruaja ishte dënuar në shkallë të parë me 16 vjet e gjysmë për vrasje me dashje, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshe. 

k.m.
Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi seksualisht,
Antonio Amicucci dhe Mide Ndreu

ITALI- Mide Ndreu, shqiptarja që vrau Antonio Amicuccin, pronarin 68-vjeçar të shtëpisë ku punonte si pastruese në Itali, është dënuar me 8 vite burg. Vrasja ndodhi në Novara, ku gruaja punonte si pastruese e pensionistit, më 24 nëntor 2021. Sipas mediave italiane, gruaja ishte dënuar në shkallë të parë me 16 vjet e gjysmë për vrasje me dashje, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshe. 

Asaj iu njohën rrethanat lehtësuese.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Kasacionit konfirmoi atë që u zbulua nga hetimet, se shqiptarja, pasi kishte pësuar një ngacmim seksual që më pas e ka bërë të godasë 13 herë me thikë Amicuccin, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, Ndreu telefonoi vetë për ndihmë dhe u arrestua nga karabinierët. Pas arrestimit, ajo tregoi menjëherë për ngacmimet që kishte pësuar prej disa kohësh dhe e kishte justifikuar goditjen me thikë si vetëmbrojtje, duke theksuar se kishte reaguar me vrull dhe pa qëllim për të vrarë të moshuarin./ZËRI

Poll

MOS HUMB