
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar këtë të martë ngë detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion. Vendmi i sotëm i KLGJ, vjen pas kërkesës së bërë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit.
Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, Margjeka nuk e ka ushtruar siç duhet detyrën, duke sjellë pasoja të rënda sa i përket dhënies së drejtësisë dhe ka diskredituar figurën, autoritetin dhe dinjitetin e gjyqtarit. Po ashtu KLGJ shton, se Margjeka ka goditur besimin e qytetarëve të drejtësia.
“Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të gjitha shkelje shumë të rënda disiplinore për të cilat ILD kërkoi masën e shkarkimit nga detyra, që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendim.
Mimoza Margjeka u akuzua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korruposionit dhe Krimit tyë Organizuar (SPAK) për korrupsion. Më pas, më 12 dhjetor të vitit të shkuar, Margjeka u dënua nga Gjykata e Posaçme me 4 vjet e 6 muaj burg, që iu konvertua në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove. Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec./ZËRI