
SHBA- Manjati amerikan Elon Musk ka dhënë sot lajmin e mirë se kompania e tij e internetit, “Starlink” tashmë po ofron shërbime edhe në Shqipëri. Lajmin, Musk e ka bërë me dije përmes kompanisë së tij dhe llogarisë që ai ka në rrjetin e tij social “X”. Në postim, Musk shkruan shton edhe se: Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tashmë është i disponueshëm në Shqipëri.
Çfarë është Starlink?
Starlink është një shërbim interneti satelitor i zhvilluar nga SpaceX që synon të ofrojë internet me shpejtësi të lartë në mbarë globalin, veçanërisht në zonat ku ky shërbim nuk funksionon ose funksionon dobët. Starlink ka filluar shërbimin në disa pjesë të Shqipërisë, me plane të mëdha për zgjerim. Por përdoruesit e interesuar duhet të kontrollojnë disponueshmërinë në faqen zyrtare të Starlink.
Kostot mund të përfshijnë një tarifë fikse një herë për mjetet dhe pajisjet satelitore, si dhe një tarifë abonimi mujor. Çmimet mund të ndryshojnë, kështu që klientët e interesuar duhet t'i referohen faqes së internetit të Starlink për informacionin më të fundit të çmimeve./ZËRI