Aktualitet

U dënua me 1 vit burg, Luiz Ejlli ankimon vendimin, caktohet data e seancës

Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.

I.F
U dënua me 1 vit burg, Luiz Ejlli ankimon vendimin, caktohet data e
Luiz Ejlli

TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 1 vit burg për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Sipas “Ora News” dosja është regjistruar në Gjykatën e Apelit dhe seanca për shqyrtimin e saj është caktuar më 29 prill.

Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.

Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky i fundit, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Bashkë me artistin është denuar me 18 muaj burg edhe Abdurramani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale "Falsfikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB