Aktualitet

Tragjedia në Manzë, çifti i sapomartuar humb jetën në aksident, vdes edhe 15-vjeçari

Dyshohet se 25 vjeçari ka humbur kontrollin e makinës, e cila më pas është përplasur në një beton.

M.K.
Tragjedia në Manzë, çifti i sapomartuar humb jetën në
Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni

DURRËS- Në aksidentin tragjik të Manzë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Mësohet se drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë. Çifti po udhëtonte së bashku me persona të tjerë në një automjet tip BMË, kur ndodhi aksidenti fatal.

Dyshohet se 25 vjeçari ka humbur kontrollin e makinës, e cila më pas është përplasur në një beton. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij, Sara Brugentelli.

Në aksident ka humbur jetën edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, i cili ndodhej në të njëjtin automjet.

Ndërkohë, dy persona të tjerë për Rejsi Vrijoni 25 vjeç dje 16-vjeçari Klevis Dervishi kanë mbetur të plagosur. Ky i fundit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat paraprake, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni./ZËRI

Poll

MOS HUMB