Aktualitet

Trafik kokaine dhe punësonin shqiptarët me pagë 3 mijë euro në muaj, çmontohet grupi kriminal në Itali

Krerët e organizatës rekrutonin të rinj nga Shqipëria me ‘kontrata’ 3-mujore

I.F
Trafik kokaine dhe punësonin shqiptarët me pagë 3 mijë euro
pamje nga operacioni i policisë

ASTI- 6 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Astit caktoi ndaj tyre masën arrest me burg për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, të arrestuarit kishin krijuar një grup kriminal, ku trafikonin kokainë në zonën e Cuenos dhe Astit.

Krerët e organizatës rekrutonin të rinj nga Shqipëria me ‘kontrata’ 3-mujore, koha e shkeljes së zonës Shengen, teksa u sigurohej akomodimi, mjetet e transportit, ushqimi dhe një rrogë e mirë mujore që shkonte deri në 3 mijë euro në muaj. Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e grupit kujdeseshin për korrierët e tyre edhe në rastet kur ata dëboheshin nga Italia, apo riatdhesoheshin, duke i rikthyer në vend.

Pasi shqiptarët mbërrinin në Itali, ata merrnin nofkën “djaloshi”, të cilëve merrnin një telefon të koduar, të cilin e përdornin për të komunikuar me klientët. Për shkak se punëtorët ndërroheshin çdo 90 ditë, ata e kishin të vështirë të binin në gjurmët e tyre. Shqiptarët e paketonin lëndën narkotike në doza dhe më pas e shpërndanin atë.

Gjatë arrestimit në flagrancë të një shqiptari, autoritetet i sekuestruan 256 gramë kokainë, para cash dhe material paketimi. Bashkë me të u arrestuan dhe 5 italianë, të cilët ishin klientë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB