
foto ilustruese
ITALI- Policia e Veronës ka arrestuar 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni policor është zhvilluar në Valpolicella dhe në Verona, raportojnë mediat italiane.
Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e një lokali, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, në të cilin besohet se përdorej për furnizimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Trafiku i drogës është zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve që çuan në arrestimin e 5 personave./ZËRI
Poll