
BELGJIKË- Një total prej 17 personash u arrestuan të martën gjatë kontrolleve të shtëpive në Belgjikë dhe disa vende të tjera evropiane, si pjesë e një hetimi të madh të anti-drogë në Antwerp, të drejtuara nga grupet kriminale shqiptare. Sipas mediave belge, hetimet i çuan autoritetet lokale te një grup shqiptarësh nga Vlora, duke sjellë 17 të arrestuar. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije.

Gjatë kërkimeve, autoritetet sekuestruan 100 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe amfetaminë, si dhe armë zjarri, substanca kimike, jelekë antiplumb dhe rreth 265 mijë paund para cash. Mbi drogë, ishin prituar kode dhe foto.

Në disa pako shkruhej përmbi: Iphone, disa të tjera kishin të printuar personazhin e Tony Montanës (të luajtur nga aktori Al Pacino) dhe tek të tjerat 'balena blu'. Hetimet u nisën në vitin 2023 nga autoritetet belge pas zbulimit të një magazine në Antverp, ku u gjetën pako boshe që përdoreshin për mbajtjen kokainës dhe heroinës, si dhe materiale që përdoreshin për paketimin e lëndëve narkotike.
Sipas dyshimeve, ata blinin substanca të mëdha kimikatesh për hollimin e drogës dhe ua ofronin këtë shërbim organizatave të tjera kriminale.
“Organizata thuhet se është specializuar në prerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, nga disa në qindra kilogramë,"- thotë Kristof Aerts, zëdhënsi i Zyrës së Prokurorisë.
Policia ka arritur të kapë dy transporte të tilla, në Holandë dhe Zvicër./ZËRI