Aktualitet

Tjetër zjarr në Vlorë, flakët ‘përpijnë’ mbi 3 mijë rrënjë ulliri

Zjarrfikësit e Selenicës kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të vështirë.

I.F
Tjetër zjarr në Vlorë, flakët
Vlorë

VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Mërtiraj, në Vlorë gjatë natës. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe me pemëtari dhe bimësi. Zjarrfikësit e Selenicës kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të vështirë.

Mësohet se 6 automjete zjarrfikëse kanë ardhur nga Vlora dhe Fieri, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se janë djegur rreth 3 mijë rrënjë ulliri. /ZËRI

Poll

MOS HUMB