Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë dy 17-vjeçarë

Njëri nga të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa tjetri ka lënë ambientet spitalore.

f.t
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dy të mitur janë plagosur me thikë në Tiranë. Një 15-vjeçar mësohet se ka qëlluar për motive të dobëta dy 17-vjeçarë. Njëri nga të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa tjetri ka lënë ambientet spitalore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, njoftoi policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB