Aktualitet

Tjetër incident në punë/ Shqiptari rrëzohet nga kati i dytë, ndërron jetë 68-vjeçari

Fatkeqësisht 68-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të lëndimeve të rënda.

M.M
Tjetër incident në punë/ Shqiptari rrëzohet nga kati i
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar sot (30 gusht) në ishullin e Kretës, ku një 68-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Incidenti ka ndodhur në Sisi, Lasithiou, në orët e para të mëngjesit, kur shqiptari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.

Sipas raportimeve të mediave greke, rrëzimi aksidental i ka shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën menjëherë në vendngjarje. Autoritetet greke dhe shërbimet mjekësore mbërritën menjëherë në vend, por fatkeqësisht 68-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të lëndimeve rënda.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të kuptuar shkaqet që çuan në aksidentin fatal./ZËRI

Poll

MOS HUMB