Aktualitet

Tjetër aksion në Shkodër, pas Safet Bajrit, i bllokohet mjeti i blinduar edhe Leonard Gjekës

Tjetër aksion nga Policia e Shkodrës. Po shënjestrohen mjetet e blinduara.

k.m.
Tjetër aksion në Shkodër, pas Safet Bajrit, i bllokohet mjeti i
Leonard Gjeka

SHKODËR- Një tjetër aksion është zhvilluar nga Policia e Shkodrës, e cila ka konfiskuar një tjetër mjet të blinduar, pas atij të Safet Bajrit, dy ditë më parë. Kësaj herë është sekuestruar mjeti i Leonard Gjekës, i cili gjithashtu është gjobitur për shkak se qarkullonte me një "Audi" të blinduar. I riu nga Shkodra, njihet si një personazh i dhunshëm, i cili ka qenë i prangosur në Zelandën e Re. Në vitin 2014, ai u arratis nga burgu, bashkë me një tjetër person, duke u larguar më pas me dy motoçiklistë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tjetër aksion në Shkodër, pas Safet Bajrit, i bllokohet mjeti i
Makina e blinduar

DVP Shkodër

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Po në Shkodër dy ditë më parë u bllokua makina e blinduar e Safet Bajrit, e cila po ashtu nuk kishte autorizimin e autoriteteve përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB