Aktualitet

E RËNDË në Shëngjin, 60-vjeçari rrëzohet nga objekti ku punonte dhe vdes. E lënë tek dera e urgjencës dhe ikin

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

E.K
E RËNDË në Shëngjin, 60-vjeçari rrëzohet nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHËNGJIN- Preng Gjoni, 60 vjeç është viktima e radhës që humb jetën në vendin e punës. Raporotet se Gjoni ëhstë rrëzuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër në zonën e Kunes. Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është se Preng Gjoni është lënë në derën e spitalin të Lezhës nga persona të panjohur, të cilët më pas janë larguar.  Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen rrethanat. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Kujtojmë se pak ditë më parë, po në Shëngjin humbi jetën 28-vjeçari Emiljano Frroku. I riu po punonte i pa siguruar ndërsa pallati 9-katësh, i kishte katet e fundit ku po ndërtohej pa leje. Frroku punonte pa asnjë kush teknik, që solli dhe vdekjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB